E rëndë | Konfirmohet vetëaksidenti në Gjakovë – humb jetën një person dhe tre të lënduar

Një vetëaksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vogovë të Gjakovës, ku një veturë me targa të Shqipërisë, në të cilën ndodheshin katër persona, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, njëri prej pasagjerëve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për këtë vetëaksident, ku burime nga terreni kanë bërë të ditur se shoferi nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe sapo kishte arritur pranë urës në këtë fshat, humbi kontrollin mbi veturën, duke goditur mbrojtëset prej betoni dhe më pas duke rënë në ujë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka ndërruar jetë, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.

Në bazë të informatave që ka marrë Sinjali, ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë | Konfirmohet vetëaksidenti në Gjakovë – humb jetën një person dhe tre të lënduar appeared first on Sinjali.

Latest news
Related news