E rëndë: Një person tentoi ta vras me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një burrë ka tentuar të vrasë të fejuarën e tij me thikë.

Sipas raportit 24–orësh të Policisë, viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Pas trajtimit fillestar në QKMF, ajo është dërguar në QKUK, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i  fejuari i saj me të cilin po bashkëjetonte.

“Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit”.

The post E rëndë: Një person tentoi ta vras me thikë të fejuarën në Fushë Kosovë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news