Pakistani nis sulme vdekjeprurëse përgjatë kufirit afgan

Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në provincat afgane përgjatë kufirit të saj perëndimor të dielën, duke vrarë dhjetëra civilë, thonë zyrtarët.

Qeveria talebane e Afganistanit e dënoi “aktin frikacak” dhe e quajti atë “një krim dhe mizori”. Të paktën 100 persona janë vrarë ose plagosur, thanë zyrtarët talebanë për BBC-në. 

Njëzet e nëntë militantë u vranë në sulmet që kishin në shënjestër vendet e tyre të strehimit, tha ministri i informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, duke shtuar se sulmet ishin një përgjigje ndaj “sulmeve të fundit terroriste kundër njerëzve të pafajshëm”, transmeton Klankosova.tv.

Pakistani e ka akuzuar prej kohësh Afganistanin për strehimin e terroristëve që kryejnë sulme në tokën e tij, një pretendim që qeveria talebane e hedh poshtë.

Latest news
Related news