Ish-krushqit përplasen në Skenderaj, njëri dyshohet se e kërcënoi tjetrin me armë (VIDEO)

Një incident mes ish-krushqve ka ndodhur në Skenderaj, ku dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri për kanosje.

Siç raportoi gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7”, njëri nga personat ndodhej fillimisht në një lokal, ku më pas është takuar me ish-vjehrrin e vajzës së tij.

Dyshohet se gjatë takimit ka pasur një përplasje, ndërsa njëri prej tyre e ka kërcënuar tjetrin duke i shfaqur një revole.

Rasti është raportuar po ashtu në Polici, ku dhe është intervistuar i dyshuari.

Çfarë ka deklaruar i dyshuari para policisë dhe detajet e tjera të rastit mund t’i ndiqni në videon vijuese:

 

Latest news
Related news