E shtyu gruan para fëmijëve – bashkëshorti nga Lipjani përfundon në mbajtje për 48 orëSinjali

Një rast  i dhunës në familje është regjistruar sot në rrugën “Shën Flori” në Lipjan, ku një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se viktima, Z.V. 41-vjeçare, ka deklaruar se derisa ndodhej në banesën e saj bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët, ky i fundit – Zymer Halimi, 46-vjeçar – e ka shtyrë me forcë, duke e rrëzuar në tokë.

Si pasojë, ajo ka rënë me krahun e djathtë në dysheme dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas raportimit të rastit, Prokurori  ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”. Hetimet janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news