Janë numëruar 88.89% e votave me postë në komunën e Suharekës.
Bazuar në rezultatet e KQZ-së, kryetari aktual Bali Muharremaj, po udhëheq edhe me votat e diasporës, i cili fitoi 41.47% prej tyre, transmeton Klankosova.tv.
I dyti për nga rezultati i numërimit të votave me postë, renditet Ardian Shala i LDK-së, i cili ka grumbulluar 30.43% të votave.
Muharremaj kryeson edhe në rezultatet përmbledhëse, megjithëse balotazhi mbetet i pashmangshëm mes tij dhe Shalës së LDK-së.
The post Edhe një kuti pa u numëruar, Bali Muharremaj udhëheq me votat e mërgatës appeared first on Klan Kosova.



