Direkt nga stadiumi Santiago Bernabéu në Madrid, gazetari Arlind Sadiku raportoi se futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili zbret për herë të parë në këtë stadium, do të qëndrojë në bankën rezervë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Juventus që zhvillohet sonte.
Trajneri ka vendosur ta lërë Zhegrovën në rezervë për shkak të një formacioni defensiv që do të përdoret në këtë takim, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Juventusi ka regjistruar vetëm dy barazime në dy ndeshjet e para në Champions League, ndërsa Real Madrid ka arritur dy fitore bindëse.
The post Edon Zhegrova në bankën rezervë për ndeshjen Real Madrid – Juventus (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

