Edvin Kuç ia siguron Malit të Zi fitoren në minutën e fundit

Ish-lojtari i Ballkanit, Edvin Kuç, ia ka dhënë fitoren vendit të tij, Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe.

Goli i Kuç erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, që u luajt në Nikshiq të Malit të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për Botërorin 2026.

Ndonëse Ishujt Faroe u konsideruan si “arrë e lehtë” për vendësit, iu dolën “dardhë me bisht” pasi arritën të mbanin rrjetën e patundur deri në minutën e 96-të.

Ndeshja përfundoi 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori nga Tuzi.

Mali i Zi gjendet në Grupin L dhe ka gjashtë pikë në vendin e dytë, baras me Republikën Çeke pas dy ndeshjeve.

Ekipet tjera të grupit, Ishujt Faroe e Gjibraltari, janë ende pa pikë. Njëjtë është edhe Kroacia, por kjo e fundit s’ka zhvilluar ende asnjë lojë. /Klankosova.tv

The post Edvin Kuç ia siguron Malit të Zi fitoren në minutën e fundit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news