Pas ditësh në arrati dhe në kërkim intensiv nga Policia e Kosovës, Olis dhe Orges Rusinovci i kanë dhënë fund ikjes së tyre.
Sinjali mëson ekskluzivisht se sot, dy vëllezërit janë dorëzuar para organeve të rendit, duke sjellë me vete edhe armën e zjarrit që dyshohet se e përdorën në atentatin që tronditi Prishtinën më 16 prill.
Në atë natë dramatike, plumbat lanë një të ri të shtrirë për jetë a vdekje, ndërsa dy të dyshuarit u zhdukën në errësirë.
Sot, pas presionit të madh dhe operacioneve të njëpasnjëshme policore, drejtësia i afroi para vetes. Me urdhër të Prokurorisë, Olis dhe Orges Rusinovci janë ndaluar për 48 orë, ndërsa arma që dyshohet se u përdor për tentim-vrasje është sekuestruar si provë materiale.
Rasti është në hetim të thelluar dhe burimet e Sinjalit thonë se priten arrestime dhe zhvillime të tjera të bujshme në ditët në vijim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



