Platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion, çdo ditë ju sjell përjetime të veçanta sportive.
Duke filluar nga futbolli, basketbolli, e thuajse secili sport ekzistues, plot aktivitete vijnë në ekranet televizive.
Edhe kjo e hënë vjen speciale, enkas veç për meraklinjtë e sportit.
Ora 19:00, koha është e rezervuar për emisionin ekskluziv basketbollistik ASIST.
Edicioni i ri i 611-të vjen në kanalin Sport 1 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.
Dhe kjo nuk është e tëra, mos e ndërroni kanalin.
Në ora 20:45, të pasionuarit e futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen Shqipëria – Andorra, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
Në kanalin Sport 1, kjo superndeshje vjen nën komentimin e Naim Selmanit dhe Arlind Sadikut.
Derisa, në Sport 2, Andin Lokaj ju pret në ndeshjen Angli – Letoni./ Klankosova.tv
The post Emocione të forta sportive iu sjell veç Artmotion appeared first on Klan Kosova.

