Enrique flet pas incidentit me Pedron: Kisha shumë presion dhe tension

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, ka folur për incidentin me futbollistin e Chelseat, Joao Pedro, pas humbjes 3:0 në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas një debati mes Gigi Donnarummës dhe Joao Pedros, strategu spanjoll u pa duke shtyrë brazilianin, çka shkaktoi përplasje mes lojtarëve dhe stafit të dy ekipeve.

“Situata të tilla duhen shmangur. Kishte shumë tension dhe presion”, deklaroi Enrique.

Ai e konsideroi incidentin si një moment emocional pas një disfate të rëndë.

“Blutë e Londrës” e dominuan takimin.

Cole Palmer, shënoi dy herë dhe asistoi për golin e tretë të Pedro-s.

PSG-ja, që kishte mposhtur Real Madridin 4:0 në gjysmëfinale, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes pasi Joao Neves reagoi goxha ashpër.

“Ishte një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për ne”, u shpreh Enrique pas sfidës.

E turpshme: Luis Enrique tentoi ta godas Joao Pedron e Chelseat (VIDEO)

The post Enrique flet pas incidentit me Pedron: Kisha shumë presion dhe tension appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news