Entomologu që po e vë shkencën kosovare në hartën botërore

Këtë herë në Kultora mysafir ka ardhur Halil Ibrahimi, entomologu që ndër vite ka zbuluar disa insekte të reja në Kosovë.

Këtu qëndron edhe rëndësia e punës së tij, pasi që mundin e një vendi modest si Kosova po e vë në katalogun botëror të zbulimeve shkencore që është i pasuruar përgjatë mijëra vitesh.

Ai së fundi zbuloi insektin ujor të cilit ia la emrin tinodes lumbardhi në nderim të zonës në të cilën e hasi, e që është edhe një thirrje për ruajtjen e biodiversitetit në Kosovë.

Puna e Ibrahimit ka edhe rëndësi morale pasi që promovon dhe rrit ndërgjegjen për ruajtjen e natyrës ku gjallojnë edhe të tjerët përpos njerëzve.

The post Entomologu që po e vë shkencën kosovare në hartën botërore appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news