Erërat e forta s’e lejuan aeroplanin të ulej në “Adem Jashari” (VIDEO)

Shkaku i erës së fuqishme një aeroplan i linjës Gjenevë – Prishtinë ka pasur probleme që të ulet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, aeroplani bëri një tentim që të ulej, por si shkak i erërave të forta, u detyrua që të ngrihej sërish.

Sipas raportimeve, i njëjti ka qëndruar në qiell për rreth dy orë, derisa moti është qetësuar për t’i mundësuar uljen.

The post Erërat e forta s’e lejuan aeroplanin të ulej në “Adem Jashari” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news