EURO27 për U21, thirrjet raciste e “detyrojnë” Rumaninë të marrë masa për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja U21 e Kosovës do ta nisë fushatën e ardhshme kualifikuese në “Euro U21 2027” më 5 shtator ndaj Rumanisë.

Mediumi rumun GSP ka shkruar se zyrtarët e Federatës Rumune të Futbollit po marrin masa paraprake me ndeshjen ndaj Kosovës, duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga kombëtaret A.

Sipas GSP-së, ndeshja e Rumanisë U21 ndaj Kosovës U21 nuk do të luhet në asnjë rrethanë as në Bucurest e as në Cluj,

“Organizimi i një ndeshjeje të tillë në qytetet e përmendura, plus numri i madh i shikuesve e rrit mundësinë e ngjarjeve të pakëndshme. Kështu po shqyrtohen mundësitë e organizimit në Sibiu ose Targoviste”, shkruan GSP, transmeton Klankosova.tv.

Në nëntor të vitit të kaluar, pak sekonda para fundit ndeshja në mes Rumanisë dhe Kosovës u pat ndërprerë për shkak të thirrjeve raciste ndaj “Dardanëve” nga ana e tifozëve rumunë të cilët në kor brohoritshin “Kosova është Serbi”. Lojtarët e Kosovës, pas thirrjeve raciste e lanë fushën dhe nuk u kthyen më.

Një ngjarje e njëjtë ishte përsitur më 12 shtator 2023 pikërisht në ndeshjen Rumani – Kosovë, e cila u pat ndërprerë në minutën e 18-të për shkak të  thirrjeve raciste nga tifozët rumunë dhe të cilët shfaqën pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

The post EURO27 për U21, thirrjet raciste e “detyrojnë” Rumaninë të marrë masa për ndeshjen ndaj Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news