EuroBasket 2029: Kosova përballë dy sfidave vendimtare (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po zhvillon stërvitjet përfundimtare para dy ndeshjeve vendimtare në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029, ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë.

Përzgjedhësi Bujar Loci tha se skuadra është e gatshme, duke theksuar se në të ardhmen duhet rritur përgjegjësia për pjesëmarrjen në përfaqësuese.

Basketbollistët Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti u shfaqën optimistë për dy sfidat, duke theksuar qasje maksimale dhe synim fitoreje.

Ndeshja e parë luhet më 2 korrik në Prizren, ndërsa tri ditë më vonë Kosova përballet me Sllovakinë në Bratisllavë.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Latest news
Related news