Manchester United ka arritur marrëveshjen me Michael Carrick, për ta emëruar si kryetrajner të përhershëm.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burimet më të besueshme të merkatos, përfshirë ekspertin Fabrizio Romano, si dhe mediat britanike BBC Sport, The Athletic dhe The Guardian.
Sipas raportimeve, Carrick ka pranuar një kontratë dy-vjeçare (deri në qershor 2028), me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Vendimi ka marrë miratimin e plotë nga krerët e INEOS, Sir Jim Ratcliffe, Omar Berrada dhe Jason Wilcox, ndërsa njoftimi zyrtar nga klubi pritet brenda 48 orëve.
Carrick mori drejtimin e United si trajner i përkohshëm në janar pas shkarkimit të Ruben Amorim. Nën udhëheqjen e tij, United përmbysi sezonin duke u ngjitur në vendin e tretë dhe duke siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, me një bilanc mbresëlënës prej 10 fitoresh në 15 ndeshje kampionati.
Falë këtij suksesi, ish-mesfushori është përfshirë edhe në listën e ngushtë për çmimin “Trajneri i Sezonit” në Premier League. Së bashku me të, në klub do të qëndroj edhe asistenti i tij kryesor, Steve Holland.



