Qytetari e shqyen fletëvotimin në Shkollën “Ismail Qemali”, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Një qytetar dyshohet se ka shqyer fletëvotimin pasi e ka marrë për të votuar.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar nga zyrtarët policorë në stacion për procedura të mëtejshme.

Në një video të publikuar, qytetari dëgjohet duke thënë se, “S’kom bo unë kurgjo për me shku në stacion”.

 

Latest news
Related news