Fanelë speciale për gjyqtarin Kovacs, ndeshja numër 1000 e Botërorit

Istvan Kovacs do të jetë arbitri i ndeshjes mes Tunizisë dhe Japonisë e programuar të luhet të dielën e 21 qershorit në orën 06:00 me orën evropiane. Është një ndeshje speciale kjo pasi bëhet fjalë për sfidën e 1000 në historinë e Botërorit.

Me këtë rast kompania e veshjeve sportive Adidas ka krijuar një fanellë të veçantë që feston këtë statistikë që do ta veshin arbitri rumun dhe asistentët e tij Ferencz Tunyogi dhe Mihai Marica me skuadrat që do të përballen në stadiumin Monterrey të Guadalupe në Meksikë, shkruan TopChannel, raporton klankosova.tv.

Fanella do të ketë detaje me ngjyrë të artë në mëngë dhe një etiketë speciale me trofeun e Kupës së botës dhe numrin 1000. Për gjyqtarin 41 vjeçar rumun, për më tepër, ndeshja mes Tunizisë dhe Japonisë do të jetë e para për të që do të gjykojë në një botëror.

Latest news
Related news