Adhuruesit e shpejtësisë u bënë bashkë për të kaluar një sfidë.
Ata zgjodhën terrenin malor të rrugës Brezovicë-Prevallë për të bërë stërvitjet një ditë para garave automobilistike “Brezovica 2026”, organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës (FASK).
Agron Dida, kryetar FASK, tha se kësaj radhe mungojnë garuesit ndërkombëtarë, raporton Klan Kosova.
Prej të gjithë burrave, është veç një grua që do të garojë.
Të jesh pilot në këtë sport, një garues thotë se nuk është e lehtë, andaj vende të tilla dëshmojnë aftësinë në këtë sport.
Edhe një vozitës tjetër i “Formula 1”, që erdhi nga Shqipëria, thotë se kjo zonë është ndër më të vështirat për të garuar.
E kalimi nëpër këtë rrugë ishte i bllokuar nga Ministria e Infrastrukturës për qytetarët e tjerë që u detyruan të kthehen.
Detaje gjeni në kronikën më poshtë:



