Fatjona Kuçi për “Natën e Kanës”: Nuk është traditë turke, është origjinale shqiptare (VIDEO)

Fatjona Kuçi, e cila këndon këngën e “Kanës” në kanagjeqe, e ftuar në “Weekend” në Klan Kosova ka dhënë detaje më shumë lidhur me ceremoninë.

Fatjona bëri të ditur se kënga është dedikim dhe shkruhet për personat më të afërta të nuses, e kjo natë e “Kanës së nuses” këndohet më shumë në zonën e Dukagjinit.

“Nuk janë tradita turke, janë origjinale shqiptare, dhe për këtë arsye është kënaqësi me u këndu në kanagjeqe”, tha Fatjona.

Në studion e “Weekend”, Fatjona ka interpretuar edhe një pjesë të shkurtër të këngëve që këndohet në një “Natë Kane”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje;

The post Fatjona Kuçi për “Natën e Kanës”: Nuk është traditë turke, është origjinale shqiptare (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news