Fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa, janë pajisur me pasaporta shqiptare.
Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ka postuar fotografi me artisten dhe dy fëmijët e saj, Qazimi dhe Francesca, të cilët zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre.
“Sot mirëpritëm dy qytetarët më të rinj të Tiranës! Qazimi dhe Francesca zgjodhën të ndjekin hapat e nënës së tyre, këngëtares së madhe me origjinë shqiptare, Anna Oxa, duke marre shtetësinë shqiptare në një moment plot emocion. Jam krenar që Shqipëria sot është një destinacion për t’u rikthyer, me një Tiranë që i befason të gjithë”, ka shkruar Veliaj, njofton Klankosova.tv.
View this post on Instagram
The post Fëmijët e Anna Oxës marrin shtetësinë shqiptare appeared first on Klan Kosova.



