Fermerët përballen me rritje të çmimeve në bujqësi, pothuajse 2% më shumë në vitin 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për periudhën 2020–2025, ku vërehet një rritje e përgjithshme e çmimeve në vitin 2025.

Sipas ASK-së, krahasuar me vitin 2024, indeksi i përgjithshëm i inputeve bujqësore është rritur për 1,7 për qind, ndërsa rritje më e theksuar shënohet në inputet që lidhen me investimet bujqësore.

Komunikata e plotë:

Rritet indeksi i përgjithshëm i çmimeve të inputeve në bujqësi në vitin 2025

Ky publikim është i bazuar në  çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

Produktet që përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues dhe energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës). 

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2020 – 2025, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/Agriculture

Latest news
Related news