Mbyllet pjesa e parë, Spanja bënë “ushtrime” ndaj Arabisë Saudite

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Spanjë- Arabi Saudite, ndeshje e vlefshme për  fazën e grupeve në Kampionatin Botëror.

Kombëtarja e Spanjës po udhëheq thellë ndaj Arabisë Saudite pas përfundimit të pjesës së parë, në një ndeshje ku “La Roja” po konfirmon dominimin e saj.

Një nga lojtarët më të dalluar në këtë takim është Mikel Oyarzabal, i cili ka realizuar dy gola dhe ka dhënë një asist në pjesën e parë, raporton Klankosova.tv.

Fillimisht, Oyarzabal e asistoi Lamine Yamal në minutën e 11-të, duke hapur serinë e golave për spanjollët.

Më pas, vetë ai realizoi në minutën e 21-të, duke e dyfishuar epërsinë e Spanjës.

Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi spanjoll shënoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur një pjesë të parë të jashtëzakonshme për ekipin e tij.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grup, Spanja aktualisht ka 4 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbetet me vetëm një pikë në tabelë.

Latest news
Related news