Fermin Lopez: Dua të qëndroj te Barcelona, Gavin e kam si vëlla

Mesfushori i ri i Barcelonës, Fermin Lopez, ka qenë në qendër të thashethemeve këtë verë, pasi u fol shumë për një interesim serioz të Chelseat dhe një konflikt të mundshëm me Gavin.

Por ai vetë i ka mohuar këto zëra në një intervistë për Mundo Deportivo.

“Gavi është shoku im që nga mosha 12-vjeçare, në La Masia jemi bërë si vëllezër. Marrëdhënia jonë është e mirë, gjithçka tjetër janë vetëm spekulime”.

Sa i përket interesimit të Chelseat, Fermin ka qenë i qartë.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Barcelona. Kam ardhur këtu i vogël dhe synimi im ka qenë gjithmonë të arrij te skuadra e parë. Interesimi i klubeve të tjera është kompliment, por unë dua të qëndroj dhe të fitoj këtu”.

Ai falënderoi edhe tifozët katalanas për mbështetjen.

“Që kur jam ngjitur në ekipin e parë, e kam ndjerë dashurinë e tyre. Është fat i madh të jesh lojtar i rëndësishëm për Barçën”.

Mes spekulimeve dhe ofertave, Fermin e ka bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet vetëm Barcelona. /Klankosova.tv

The post Fermin Lopez: Dua të qëndroj te Barcelona, Gavin e kam si vëlla appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news