Fillojnë befasitë në Superligë: Fitojnë Prishtina, Prishtina e Re e Ferizaj

Kanë përfunduar katër ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj e ka befasuar kampionin në fuqi, Dritën, të cilën e mposhti me rezultat minimal prej 1-0 në shtëpi.

Ndërsa Prishtina ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Dukagjini, ku edhe pse ishte duke fituar me rezultat 0:2 në pjesën e parë, vendasit arritën që në pjesën e dytë ta barazonin rezultatin në 2:2.

Por, shpëtimtari i Prishtinës në ndeshjen hapëse ishte transferi i ri, Valmir Veliu, i cili realizoi në minutën e 82-të.

Befasi pati edhe në Malishevë, ku skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re, e mposhti bindshëm skuadrën e këtij qyteti me rezultat 0:4.

Ndërsa pa gola përfundoi sfida në mes Drenicës dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet e Superligës janë transmetuar në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.

The post Fillojnë befasitë në Superligë: Fitojnë Prishtina, Prishtina e Re e Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news