Finale e barbartë në Ligën Unike, Vëllaznimi udhëheq lehtë ndaj Prishtinës

25-20 e mbyllën çerekun e parë!

Basketbollistët e Vëllaznimit arritën që edhe në pushimin mes dy pjesëve të shkojnë me avantazh ndaj Prsihtinës, pasi pjesa e parë përfundoi 42-40, raporton Klankosova.tv.

Gjakovarët erdhën në finale të Ligës Unike, duke e mposhtur Yllin me rezultat 76-75, kurse ekipi nga kryeqyteti e mundi Besëlidhjen, 81-67.

Cilado prej këtyre skuadrave ta fitojë këtë ballafaqim, do të kurorëzohet për herë të parë me këtë trofe mbarëkombëtar, pasi në tri edicionet e kaluara, kupën e ngritën Ylli, Peja e Trepça.

Vëllaznimi – Prishtina po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.

Komentator, Agon Fehmiu!

 

The post Finale e barbartë në Ligën Unike, Vëllaznimi udhëheq lehtë ndaj Prishtinës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news