Biletat më të lira për ndeshjet e NBA Finals në Madison Square Garden kanë arritur çmime rekord.
Bileta më e lirë për ndeshjen e tretë është plot 11 mijë dollarë, ndërkaq më e lira për ndeshjen e katërt shkon mbi 13 mijë dollarë.
Knicks kanë fituar dy ndeshjet e para në transfertë, dhe nëse i fitojnë dy të radhës, kjo do të thoshte se të pranishmit në ndeshjen e katërt do ta dëshmonin kurorëzimin e tyre si kampionë pas 53 vjetësh.
Interesi i nju-jorkezëve për të përcjellë klubin e zemrës në finale pas 27 vjetësh po del të jetë i jashtëzakonshëm.
Edhe fansat e famshëm të tyre si Spike Lee dhe Ben Stiller udhëtuan në Teksas për të parë ata duke luajtur kundër San Antonio Spurs.



