Të dielën nga ora 21:00 do të luhet finalja e Kupës së Botës për Klube, ku do të ballafaqohen Chelsea-PSG.
FIFA tashmë e ka caktuar gjyqtarin kryesor, Alireza Faghani, i cili është lindur në Iran dhe do ta gjykojë finalen e të dielës.
Në krahët e Faghanit do të jenë austriakët Anton Shchetinin dhe Ashley Beecham, njofton Klankosova.tv.
Parisi e siguroi finalen pas debaklit që ia shkaktoi Real Madridit, duke e mposhtur me rezultat 4-0, ndërsa Chelsea e mposhti Fluminensen e Brazilit me rezultat 2-0.
Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht ne platfromen kryesore shqiptare, Art Motion.
The post Finalja e Kupës së Botës, iraniani do ta ndajë drejtësinë në përballjen Chelsea-PSG appeared first on Klan Kosova.


