‘Finalja e vërtetë Francë-Angli’, Gerbeshi: Ky kampionat ishte lamtumirës për shumë legjenda (VIDEO)

Spanja është shpallur kampione e botës pasi në finale e mposhti Argjentinën me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ferran Torres, në minutin e 108-të pas vazhdimeve.

Ndeshja finale e Kampionatit Botëror, ishte një nga temat që u trajtua edhe në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.

Gazetari i Klan Kosova, Kasim Gerbeshi, tha se sipas tij realisht ndeshje finale ishte ajo mes Anglisë dhe Francës që u zhvillua për pozitën e tretë, e ku medaljen e bronztë e ‘rrëmbyen’ “Tre luanët”.

Gerbeshi theksoi se kampionati nuk ishte thjeshtë veç kampionat i zakonshëm.

“Ka qenë kampionat i mbylljes së karrierës ose lamtumirës së shumë legjendave. Nuk e kemi vetëm Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon, të cilët u përshëndetën me kombëtare. E kemi Sadio Manen, i cili ka deklaruar se do të largohet, e kemi Manuel Neuer, e kemi edhe Neymar Jr. Kemi edhe plot plot yje të cilët për mendimin tim kanë qenë legjenda të futbollit, por ky kampionat ka qenë lamtumirës për ta”.

Latest news
Related news