FMN paralajmëron rënie të çmimeve të mallrave pas marrëveshjes SHBA-Iran

Zëdhënësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Julie Kozack, tha se çmimet e mallrave ranë pas ndërprerjes së konflikteve në Lindjen e Mesme dhe hapave për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, por normalizimi do të kërkojë kohë.

Ajo përsëriti se lufta në rajon e vuri përsëri në provë qëndrueshmërinë e ekonomisë globale, duke thënë se FMN-ja vazhdon të marrë në konsideratë tre kanale kryesore kur vlerëson efektet e luftës në ekonominë globale, të cilat janë çmimet e mallrave, inflacioni dhe pritjet për inflacionin, si dhe kushtet financiare, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Duke vlerësuar çmimet e mallrave, Kozack vuri në dukje se çmimet e naftës u tërhoqën nga kulmet e arritura gjatë luftës, por mbeten rreth 10% mbi nivelet e paraluftës.

Ajo deklaroi se çmimet e karburantit për avionë gjithashtu ranë, por vazhdojnë të qëndrojnë mbi nivelet e para luftës, duke shtuar se çmimet e gazit natyror, metaleve bazë, uresë dhe disa plehrave gjithashtu ranë.

Latest news
Related news