Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Autorët kanë qëlluar drejt një makine të parkuar. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, raporton abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Latest news
Related news