Bayern Munchen nuk po rri “rehat” as gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2026.
Ata tani kanë siguruar nënshkrimin e Nathaniel Broën, të cilin e kanë marrë nga Eintracht Frankfurti.
Kampioni i Gjermanisë mësohet t’ia ketë paguar 55 milionë euro rivalit të Bundesligës, po aq sa ia kishte paguar PSV-së për transferin e parë, Ismael Saibarin.
Sipas raportimeve të Sky Sportit të Gjermanisë, ai do të nënshkruajë kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2031.



