Zjarrfikësit në Francën jugore u përpoqën të mërkurën të kontrollonin një zjarr masiv që tashmë ka përfshirë një zonë më të madhe se Parisi.
Flakët atje u përhapën me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largoheshin.
Një person vdiq në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura Aude, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zjarri ka djegur të paktën 25 shtëpi. Shumë rrugë në zonë janë të mbyllura.
The post Franca përballet me zjarret më të mëdha të vitit, një person i vdekur appeared first on Klan Kosova.



