Një banor i fshati Bishtazhin të Gjakovës, po ankohet se nuk ka ujë të pijshëm në këtë zonë të qytetit.
Ai madje thotë se nuk kanë ujë as për të mbjellat e tyre, transmeton Klankosova.tbv.
Në emisionin “Fol me Arin”, ky banor thotë se nëse nuk merr përgjigje pozitive nga organet kompetente, ai do ta marrë përsipër vet zgjidhjen e problemit, edhe në qoftë se i kushton me ligj.
Bishtazhini numëron 130 shtëpi me mbi 1000 banorë, e të cilët po përballen me probleme të vazhdueshme të mungesës së ujit.
“Po presim shi kur bjen, se sa për Radoniq, tanë cofim qetu”, u shpreh tutje banori i këtij fshati.
The post Fshati Bishtazhin i Gjakovës në hall pa ujë, rrezikohen të mbjellat appeared first on Klan Kosova.

