Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, do të jetë pjesë e ekipit të parë të Bayern Munchenit në edicionin e ri garues, pasi klubi kampion i Gjermanisë ka vendosur ta përfshijë në planet e skuadrës së parë.
Lajmi u konfirmua të martën nga ekipi bavarez, i cili ka bërë të ditur se 20-vjeçari do të nisë përgatitjet me ekipin e parë, pas përfundimit të periudhës së huazimit te Heidenheimi.
Ibrahimoviq kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi, ku pati mundësinë të fitojë përvojë në elitën e futbollit gjerman.
Tashmë, ai rikthehet në Munchen me synimin për të bindur stafin teknik dhe për të siguruar sa më shumë minuta në fanellën e kampionit të Gjermanisë.
Mesfushori ofensiv konsiderohet një prej talenteve premtuese të klubit bavarez dhe në sezonin e ri do të luftojë për një vend në formacionin e parë të Bayernit.



