Sosen afatet, edhe Supremja i refuzon të gjitha ankesat

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se ka vendosur për pesë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e kësaj gjykate bëhet e ditur se të gjitha ankesat janë refuzuar si të pabazuara, përcjell Klankosova.tv

Kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për parregullsi, i cili kërkonte rinumërim të votave për kandidatët e këtij subjekti.

Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Emilija Rexhepi e cila ishte ankuar për shkelje lidhur me votat e komuniteteve.

Poashtu, edhe ankesa e Listës Serbe është refuzuar, pasi siç thuhet në njoftim, gjykata ka konstatuar se ankuesi nuk ka paraqitur prova konkrete që do të dëshmonin manipulim të votave./Klankosova.tv

Zgjdhjet e qershorit: Pas refuzimit të ankesave nga PZAP, tash afati për Supreme (VIDEO)

Latest news
Related news