Gardiani i Kombëtares së Kosovës arrin marrëveshje me skuadrën turke

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, është pranë largimit nga Lugano pas pesë vitesh të kaluara te skuadra zvicerane.

25-vjeçari numëron 180 paraqitje me fanellën e Luganos dhe ishte pjesë e suksesit në Kupën e Zvicrës në vitin 2022, kur ekipi triumfoi ndaj St. Gallenit në finale.

Pas transferimit të përhershëm të David von Ballmoos nga Lugano, gjasat për largimin e Shaipit janë rritur ndjeshëm, sidomos pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

Sipas gazetarit turk Resat Can Ozbudak, portieri kosovar ka arritur marrëveshje me Amed SK, skuadër që do të garojë në Superligën e Turqisë sezonin e ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.

Nëse transferimi finalizohet, kjo do të jetë aventura e parë e Shaipit jashtë futbollit zviceran dhe një hap i ri në karrierën e tij.

Latest news
Related news