Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 13 deri në 16°C. Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C. Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.



