Gashi e quan gabim teknik votimin e Emilia Rexhepit, menduan se po e votojnë në pako

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi i Emilia Rexhepit për nënkryetare të Kuvendit ka qenë gabim teknik pasi kanë menduar se po e votojnë në pako, dhe jo veçmas.

“Ai ishte një veprim që nuk ka qenë i parashikuar, dhe sipas asaj që kuptova, thjesht ka qenë një gabim teknik, sepse nuk ka dashur të marrë pjesë. Por, pasi nuk e ka pritur që po ndodh diçka e tillë, për mendimin tim, ishte një gabim teknik”, ka thënë Gashi, njofton Klankosova.tv

The post Gashi e quan gabim teknik votimin e Emilia Rexhepit, menduan se po e votojnë në pako appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news