Gazetari i Klan Kosovës, Ardian Gaxheri, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka vullnet politik për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka pohuar se LVV-ja së fundmi ka bërë lëvizje karshi partive të tjera, për ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës.
“Që nga dalja nga zgjedhjet e 9 shkurtit, e kam parë që zotëri Albin Kurti ka mungesë të vullnetit politik, dhe në bazë të mungesës së vullnetit politik, nuk mund të realizohet asnjë bashkëpunim tjetër dhe nuk mund të bëhet asnjë koalicion, pra nuk mund të bëhet asgjë.”
“Këto tre katër ditët e fundit kam vërejtur disa lëvizje të Lëvizjes Vetëvendosje drejt partive të tjera, përfshirë edhe PDK-në dhe LDK-në. Këto lëvizje më kanë bërë të dyshoj se ata duan të arrijnë një koalicion dhe kanë biseduar me deputetë,” ka thënë Gaxheri. /Klankosova.tv
The post Gaxherri: LVV-ja ka lëvizje drejt partive tjera, dyshoj se duan të arrijnë koalicion (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

