Gazeta britanike krahason rezultatin zgjedhor në Gjermani me flamurin shqiptar

Koalicioni CDU/CSU, janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Gjermani të dielen e 23 shkurtit.

Kandidati për kancelar Friedrich Mertz, duket se ka nisur përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

Atij po iu ngutet që ta ketë kabinetin e ri qeveritar para 20 prillit kur edhe janë Pashkët.

Mertzit i duhet edhe një partner koalicioni sepse me 29 për qind e votave të fituata e ka të pamundur të qeverisë vet.

Tashmë kanë filluar edhe zërat rreth koalicioneve të mundshme.

Por, a do të ketë Gjermani një qeveri me ngjyrat e flamurit shqiptar?

Me këtë qasje gazeta e njohur britanike “The Guardian” ia kushtoi një shkrim formimit të qeverisë atje?

Pra, koalicionit “Kuq e Zi” i referohet ngjyrave të partive në harta, të zezës e cila përfaqëson CDU-në dhe të kuqen SPD-në, partinë e kancelarit në detyrë Olaf Scholz, që qeverisi për 4 vite atje.

Tutje gazeta britanike i referohet këtij koalicioni edhe si “Coca Cola Zero”, pa sheqer po me shije të vërtetë.

Po ashtu një bashkim i tillë krahasohet edhe me flamurin e Angolës.

SPD-ja në zgjedhje pësoi një humbje të madhe duke u renditur e treta.

Socialistët gjermanë morën 16 për qind të votave, pas AfD-së që u rendit e dyta duke pasur dyfishim të votave.

Rritja e djathtës ekstreme atje ka alarmuar jo vetëm Gjermaninë, por edhe Evropën.

The post Gazeta britanike krahason rezultatin zgjedhor në Gjermani me flamurin shqiptar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news