Gazetari Shabani: Norvegjia eliminoi Brazilin me lojë vendimtare të individëve (VIDEO)

Gazetari i sportit, Andi Shabani, ka komentuar ndeshjen mes Norvegjisë dhe Brazilit në Kampionatin Botëror, ku norvegjezët triumfuan 2-1.

Në emisionin “Kosova Today, Shabani tha se ndeshja u vendos nga paraqitja e individëve në momentet kyçe, duke theksuar rolin e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili ishte vendimtar në rezultat.

“Ishte pikërisht Erling Haaland. Individët po dalin në shprehje në momentet vendimtare, siç ka ndodhur në këtë kampionat botëror. Pra e kemi parë që sulmuesit e kanë thënë në një farë forme fjalën kryesore në ndeshje, sikur është Mbappe, pastaj Haaland, ndoshta aty edhe Messi po ashtu edhe Kane që po i marrin përdore kombëtarët e tyre për t’i çuar në këto momente vendimtare tashmë ku kemi hyrë në kampionatin botëror”, dekaroi ai në Klan Kosova.

Ndiqni deklaratën e plotë:

Latest news
Related news