Gentian Emini vazhdon me KF Trepçën

Gentian Emini ka vazhduar kontraten e tij me K.F. Trepçën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

“KF Trepça njofton vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Gentian Emini, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës sonë edhe për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Trepçës,

“Emini, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut, ka treguar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim gjatë gjithë kohës së tij te klubi, duke qenë një nga lojtarët më stabil dhe të besueshëm në repartin defanziv”.

The post Gentian Emini vazhdon me KF Trepçën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news