George Russell fiton Grand Prix-in e Kanadasë

George Russell triumfoi në garën e Montrealit, duke arritur fitoren e tij të parë këtë sezon dhe të katërtën në karrierë.

Piloti i Mercedesit la pas kampionin Max Verstappen, ndërsa gara përfundoi nën flamurin e verdhë pas një incidenti dramatik mes dyshes së McLaren-it.

Oscar Piastri dhe Lando Norris u përplasën në xhiron e 67-të, duke u dhënë fund shpresave të McLarenit për një tjetër ngjitje në podium.

Andrea Kimi Antonelli siguroi vendin e tretë dhe podiumin e tij të parë në Formula 1.

The post George Russell fiton Grand Prix-in e Kanadasë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news