Këto janë fotografitë e përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë lidhur me luftën gjashtëjavore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin dhe armëpushimit dyjavor.
Bishti i një rakete balistike iraniane që ra në Shadmot Mehola, vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor. Irani ka kryer sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, me predha dhe mbetje të tyre që u rrëzuan në mbarë Bregun Perëndimor më 4 prill.Sulmet iraniane me dronë po ashtu goditën shtetet e Gjirit Persik më 4 prill. Kjo fabrikë nafte në Basra të Irakut pësoi dëme.Kjo fotografi u publikua më 5 prill nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit që pretendohet se shfaq një aeroplan të shkatërruar gjatë misionit të SHBA-së për të gjetur aviatorin e saj. Piloti i dytë i aeroplanit të rrëzuar amerikan F-15E në Iran u shpëtua nga forcat speciale, tha Uashingtoni.Një aeroplan amerikan për furnizim me karburant, i llojit KC-135 Stratotanker duke mbushur me karburant fluturaken F-35A Lightning II në një lokacion të paidentifikuar më 5 prill.Besimtarët e krishterë duke u ndaluar nga forcat izraelite të sigurisë para Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem, pasi u ndaluan që të merrnin pjesë në ngjarjet për të shënuar Të Hënën e Pashkëve më 5 prill. Kufizime kundër tubimeve të mëdha janë vendosur për shkak të luftës me Iranin.Shtëllunga tymi në Teheran më 7 prill pas sulmeve ajrore.Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë më 6 prill, një ditë pasi SHBA-ja arriti marrëveshje armëpushimi me Iranin. Në një postim në rrjetet sociale më 7 prill, Trump shkroi se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani dështon të arrijë një marrëveshje.Iranianë të mbledhur në sheshin Enqelab në Teheran më 8 prill, pas njoftimit për arritjen e armëpushimit të përkohshëm mes Uashingtonit dhe Teheranit.Në Teheran, mbështetësit e Qeverisë dolën në rrugë për të festuar pas njoftimit për armëpushimin dyjavor.Bombarduesi amerikan B-52 Stratofortress u rikthye në bazën ajrore RAF Fairford në Britani më 8 prill, i pajisur me municione, pas njoftimit për armëpushim.Disa orë pas njoftimit për armëpushimin, Irani pretendoi se një nga rafineritë e tij të naftës u shënjestrua në ishullin Lavan. Video të publikuara në rrjetet sociale treguan tym dhe flakë duke dalë nga rafineria.Ky imazh satelitor shfaq tym duke dalë nga fabrika e naftës Aramco në Abkaik të Arabisë Saudite më 8 prill. Sulmi i raportuar vë në pah brishtësinë e armëpushimit dhe ndodhi disa orë pasi marrëveshja u arrit.Shtëllungë tymi në periferi të Bejrutit më 8 prill, teksa Izraeli kreu sulmet më të ashpra në Liban që nga nisja e luftës.Punëtorët pastrojnë rrënojat në lagjen Bir Hasan në periferinë jugore të Bejrutit më 9 prill. Izraeli ka thënë se sulmet ndaj Hezbollahut nuk përfshihen në armëpushim, ndërkaq Irani ka argumentuar të kundërtën duke thënë se edhe Libani është pjesë e marrëveshjes.Pasi u arrit marrëveshja e armëpushimit, një bildord i madh ende gjendet në Sheshin e Revolucionit në Teheran ku shkruan: “Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur”. Sipas marrëveshjes, Irani duhej të rihapte rrugën vitale të transportit kyç global të naftës dhe gazit, por vetëm pak anije po kalojnë përmes ngushticës.Forcat e sigurisë së Pakistanit duke qëndruar pranë rezidencës presidenciale më 10 prill, teksa Islamabadi është mikpritës i bisedimeve për paqe.Qytetarët marrin pjesë në një funeral në Sidon të Libanit më 10 prill të organizuar për njerëzit që u vranë pasi Izraeli sulmoi një kafene.