Gjatë javës që lamë pas u sekuestruan 11 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia ka njoftuar se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  195 urdhëresa të gjykatës, siç thuhet në njoftim,. prej tyre 43 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Tutje, policia njofton se në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.

“Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3350 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Klankosova.tv.

 

The post Gjatë javës që lamë pas u sekuestruan 11 armë zjarri në rajonin e Prishtinës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news