Në Pejë, pasditen e së enjtes, gjatë pastrimit të një shtëpize është hasur një qese me substancë të dyshuar narkotike.
Policia përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 85.6 gramë marihuanë, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë Policia.
The post Gjendet marihuanë gjatë pastrimit të një shtëpize në Pejë appeared first on Klan Kosova.

