Gjendet një revole e vjetër ushtarake në Shtime, Policia e sekuestron dhe nis hetimetSinjali

Një armë zjarri e llojit revole VZOR 50 kalibër, prodhim i Çekosllovakisë, është gjetur mbrëmjen e së dielës nga Policia në fshatin Luzhak të Shtimes, gjatë një pike statike të ngritur për të mbikëqyrur prerjet ilegale të drunjve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 20:30, gjatë patrullimit dhe zhvendosjes së njësisë policore në një lokacion tjetër brenda fshatit, është vërejtur një objekt i dyshimtë i mbuluar me baltë, i cili më pas është identifikuar si armë zjarri – revole e vjetër ushtarake.

Arma është konfiskuar menjëherë dhe transportuar në stacionin policor, ndërsa rasti është konsultuar me prokurorin kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, sipas legjislacionit penal në fuqi.

Hetimet për rastin janë transferuar në Njësinë për Hetime të mëtejshme, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar pronarin apo personin që mund ta ketë braktisur armën në atë zonë.

Sinjali do t’ju informojë për çdo zhvillim të ri në lidhje me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news