Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte posht lumit të njohur si Lumbardhi.
Bëhet e ditur se polica ia ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi për Klankosova.tv

The post Gjendet pa shenja jete një person në Grykë të Rugovës, flet policia appeared first on Klan Kosova.

