Gjermania ka “shkatërruar” Curaçaon me rezultat të thellë 7-1 në kuadër të Grupit E të Botërorit 2026.
Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me epërsi 3-1, ndërsa në 45 minutat e dytë realizuan edhe katër gola të tjerë për të vulosur një fitore bindëse.
Për Gjermaninë realizuan Felix Nmecha, Nico Schlotterbeck, Jamal Musiala, Nathaniel Brown, Deniz Undav dhe Kai Havertz, i cili shënoi dy herë.
Me këtë fitore, Gjermania ngjitet përkohësisht në krye të Grupit E, ndërsa Curaçao mbetet në fund të renditjes. Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë do të përballen më vonë sonte.

